Gjatë periudhës Janar – Shtator 2024 Laboratori Minerar i Pasurimit pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), siguroi 8 herë më shumë të ardhura se një vit më parë në të njëjtën periudhë për shërbimet e kryera të analizave.
Ndërkohë, numri i subjekteve që kanë kryer analiza u rrit me 141%, duke dëshmuar kështu një performancë mjaft të mirë gjatë këtij viti.
Në këtë laborator kryhen analiza të mineraleve të ngurta, përpunim fizik dhe përcaktim në përqindje të shumë elementëve kimikë.
I akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit për kromin, hekurin, nikelin dhe bakrin, laboratori i AKBN-së bën përcaktimin e shumë elementëve të tjerë metalorë dhe jo metalorë.
Ekipi i laborantëve është i përbërë nga një staf specialistësh të kualifikuar dhe të trajnuar në fushën e kryerjes së analizave,me eksperiencë të pasur, si teknologjike dhe analitike.
Laboratori i AKBN është ndër më të besueshmit në vend dhe plotëson standardet më të mira ndërkombëtare.
Për më shumë informacion klikoni linkun e mëposhtëm :
http://www.akbn.gov.al/laboratori-minerar-i-pasurimit/