Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Njoftim për vend të lirë pune 03.11.2026

AKBN

Njoftim për vend të lirë pune 03.11.2026

Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:

Pozicion vakant:

Një (1) pozicion vakant– Drejtor i Divizionit Administrativ:

Kriteret:

· Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë;

· Të ketë mbi 5 vite eksperiencë si drejtues;

· Të ketë mbi 20 vite eksperiencë pune;

· Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel, Power Point;

· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;

· Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimt të punës në grup.

 

Detyrat kryesore që do të kryejë Drejtori i Divizionit Administrativ janë:

a. Organizon dhe drejton veprimtarinë e Divizionit në varësi dhe përgjigjet para Drejtorit Ekzekutiv të AKBN-së, për zbatimin e detyrave të programuara, që ka divizioni;

b. Informon Drejtorin Ekzekutiv periodikisht dhe sa herë që i kërkohet mbi realizimin e detyrave të divizionit;

c. Bashkërendon dhe mbikëqyr punën e drejtorive të varësisë, lidhur me zbatimin dhe realizimin e programit të punës, që ato kanë;

d. Në bashkëpunim me Drejtoret e Drejtorive harton programin vjetor të punës së Divizionit dhe plan-buxhetin;

e. Zhvillon mbledhje me Personelin në varësi dhe evidenton e jep zgjidhje problematikave të ndryshme;

f. Monitoron realizimin e programit të punës së drejtorive në varësi në përputhje me objektivat dhe politikat e institucionit;

g. Organizon dhe drejton punën e divizionit me qëllim përmbushjen e plotë dhe në mënyrën e duhur të detyrave të ngarkuara;

a. Kërkon hartimin e planeve të punës së drejtorive në varësi dhe ndjek realizimin e tyre; ;

h. Ndan detyrat ndërmjet drejtorive të divizionit;

i. Menaxhon burimet njerëzore të divizionit dhe mbikëqyr zbatimin e kuadrit ligjor në marrëdhëniet e punës;

j. Përfaqëson divizionin në marrëdhënie për zgjidhjen e problematikave brenda institucionit;

k. Jep miratimin për korrespondencën që del nga divizioni administrativ;

l. Angazhohet dhe kryen detyra të ngarkuara direkt nga Drejtori Ekzekutiv;

m. Me autorizim te Drejtorit Ekzekutiv organizon dhe/ose merr pjesë në takime pune, me përfaqësues të institucioneve të ndryshme shteterore apo/dhe subjekte private, për çështje që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së Divizionit;

n. Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.

 

Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:

· Curriculum Vitae;

· Çertifikata e gjendjes familjare;

· Diploma e shkollës së lartë, lista e notave (të njësuara me origjinalin);

· Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;

· Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;

· Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;

· Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.

· Librezë pune;

· Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

· 3 foto dokumentash;

· Dëshmi penaliteti;

· Raport mjekësor.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është 7 (shtatë) ditë kalendarike nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .