-Kryerje e oponencës teknike për studime, projekte dhe material studimore të hapje të minierave sipërfaqësore dhe nëntoksore;
-Kryerje e oponencës teknike për studime, projekte dhe materiale studimore të shfrytëzimit të minierave nëntoksore dhe sipërfaqësore për të gjitha llojet e mineraleve;
-Kryerje e oponencës teknike për studime, projekte dhe material studimore përpunim të mineraleve
-Kryerje e oponecës teknike për studime, projekte dhe material studimore me karakter mjedisor në fushën e hapjes, shfrytëzimit dhe përpunimit të burimeve minerare;
Dokumentacioni i nevojshëm
-Kërkesa të dërguara nga subjektet fizikë e juridikë, vendas dhe të huaj sipas problematikës përkatëse;
Hapat e procedurës
-Ardhja e kërkesës shoqëruar me studimin dhe projektin, nga subjekte fizikë e juridikë, vendas dhe të huaj;
-Shqyrtimi i materialit
-Hartimi i oponencës dhe paraqitja në Këshillin Teknik të AKBN-së për miratim,
Kostot
Bazuar në Urdhrin e Ministrit të Ministrisë Energjisë dhe Industrisë (MEI) nr. 250, datë 31.12.2013 “Për miratimin e tarifave në sektorin minerar” dhe Urdhrin nr. 43 të Ministrit të MEI, datë 28.01.2014 “Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve të tarifave në sektorin minerar”, tarifa për kryerjen e oponencës për studim, projekt apo material studimore, është 800 (tetëqind) Euro.