Në bazë të Nenit 26, kreu VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicioni:
– Specialist në Sektorin e Monitorimit Post Minerar në Drejtorinë Minerare
Kriteret:
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
– Curriculum Vitae (Cv)
– Fotokopje të Librezës së Punës
– Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.