Në kuadër të implementimit të Sistemit Elektronik për Administrimin dhe Monitorimin e Aktivitetit të Koncesioneve dhe Lejeve Minerare të Burimeve Natyrore, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) organizon një takim prezantues të modulit elektronik të administrimit dhe monitorimit të lejeve minerare.
Ky sistem elektronik synon përmirësimin e menaxhimit të informacionit, efiçencën e monitorimit, raportim të avancuar e të automatizuar të sistemit, si dhe hedhjen në sistem të raportimeve nga kompanitë nëpërmjet një portali ëeb. Portali ofron mundësi ndërveprimi të dyanshëm me kompanitë apo palët e treta të autorizuara.
Me qëllim njohjen e sistemit dhe prezantimin e mënyrës së aksesimit dhe funksionimit të tij, ekspertët e AKBN-së dhe kompania zbatuese e projektit në këtë takim do të bëjnë një paraqitje të detajuar të modulit për të gjitha grupet e interesit.
Takimi zhvillohet në datë 29.06.2015, ora 10:00, në ambjentet e hotel “Tirana International”.