Në kuadër të aktiviteteve të njëpasnjëshme që AKBN ka organizuar për prezantimin e sistemit dixhital të administrimit të të dhënave për sektorët minerarë, hidrokarbur dhe së afërmi hidroenergjetik, Z. Dael Devishi, Drejtor Ekzekutiv i AKBN-së mbajti një konferencë për media.
Gjatë prononcimit Z. Dervishi u shpreh se për më shumë se një vit punë intensive, AKBN ka përfunduar ngritjen e një sistemi dixhital, i cili do të shërbejë për të monitoruar të gjitha veprimtaritë minerare, hidrokarbure, hidroenergjetike dhe të energjive të rinovueshme. Është përgjegjësi ligjore e AKBN që të monitorojë aktivitetin e subjektit që kanë një partneritet publik, privat apo koncesion public, leje apo licencë në fushën e shfrytëzimit të burimeve natyrore për efektet e prodhimit të energjisë dhe AKBN ka vendosur që këtë aktvitet ta dixhitalizojë . Arsyeja krysore pse ne vendosëm që duhet ngritur një system i tillë ishte sepse kemi vënë re që ka pasur disa marrëdhënie abuzive nga ana e punonjësve të AKBN në ushtrimin e aktivitetit të monitorimit dhe me dixhitalizimin e kësaj veprimtarie ne mendojmë që ta distancojmë totalisht punonjësin e AKBN nga çdo aktivitet monitorues. Përveç kësaj, me dixhitalizimin ne synojmë rritjen e eficencës, qoftë të punës së AKBN, qoftë të veprimtarisë së vetë shoqërive të cilat do t’i kenë më të sistemuara dhe më të mirëmbajtura të gjitha të dhënat e tyre, të cilat deri më sot na i dorëzonin në formën shkresore. Për më tepër, ky system dixhital do të lidhet më disa institucione publike të tjera siç janë Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Ne jemi duke hartuar marrëveshje specifike me tatimet dhe doganat për aksesimin në kohë reale të të dhënave në këtë sistem duke u koordinuar në lidhje me veprimtaritë në për të cilat AKBN është përgjegjëse. Përveç kësaj edhe publiku apo palë të interesuara mund të kenë akses direkt nëpërmjet faqës zyrtare internetit te të gjitha llojet e veprimtarive, minerare, hidrokarbure, të energjive të rinovueshme, të cilat ne i monitorojmë . Kjo është vetëm faza e parë e këtij sistemi elektronik, në fazat e mëtejshme ne do të dixhitalizojmë të gjitha shërbimet që AKBN i ofron kompanive në fushat që përmenda më sipër duke synuar dixhitalizimin e të gjithë akvitetit të plotë të AKBN.
Do doja ta konsideroja këtë si fillimin e një faze të re, pasi ky dixhitalizimim do të ndryshojë në mënyrë thelbësore veprimtarinë, qoftë të punonjësve të AKBN, qoftë të kompanive që ushtrojnë akvitetite në fushën e energjitikës në Shqipëri.
Në fund të prononcimit për media, Z. Dervishi, iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me aktivitetin hidrokarbur, kompanitë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, si dhe çështje të tjera me interes në fushën e veprimtarisë së AKBN-së.