Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të marrë pjesë në Panairin “Energjia dhe Ndërtimi”- Ndërto me Energji një të Ardhme më të Mirë!”, në datën 23-25 Tetor, 2015.
Ky eveniment organizohet nga “Tirana Expo Center” në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Panairi ka synim të nxisë industrinë vendase dhe të rrisë ndërveprimin rajonal, duke ofruar në një ambjent të përbashkët parashtrimin e potencialeve, sfidave , prioriteteve dhe problematikave, në sektorët e Elektronergjisë, Energjisë së Rinovueshme, Eficeëncës së Energjisë , Hidrokarbureve etj. Fokus primar është krijimi i një ambienti profesional që nxit bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore, subjekteve private që operojnë në tregun vendas të energjisë dhe investitorëve të huaj në kërkim të informacionit dhe oportuniteteve.