Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për mënyrën e marrjes në punë për vend të lira në organikën e AKBN-së, njoftojme shpalljen e një vendi vakant në Drejtorinë e IT dhe Marrëdhënieve me Publikun, me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
-Pozicioni:
Specialist në Drejtorinë e IT dhe Marrëdhënieve me Publikun
-Kriteret:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik ose Inxhinieri
Zotërim i diplomës se nivelit “Master” përbën avantazh
Të ketë eksperiencë pune, (minimumi 2 vjet)
Të njohë programet kompjuterike
Të njohë mirë gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër të Bashkimit Evropian, përbën avantazh
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
-Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (Cv)
Fotokopje të Librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet, dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore.