Njoftim për shpalljen e një vendi të lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për mënyrën e marrjes në punë për vend të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë shpalljen e një vendi vakant në Drejtorinë Hidrokarbure, me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
Drejtor i Drejtorisë Hidrokarbure
Kriteret:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë kryesisht në fushën e Burimeve Natyrore
Të ketë eksperiencë pune si drejtues
Të njohë programet kompjuterike
Të njohë mirë gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër të Bashkimit Evropian, përbën avantazh
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
Përshkrimi i punës :
- Organizon, bashkërendon dhe drejton aktivitetin e Drejtorisë së Hidrokarbureve.
- Bashkërendon punën e Drejtorisë Hidrokarbure me strukturat e tjera të AKBN-së.
- Konsulton, propozon dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse të MEI për hartimin e politikave të saj në fushën e hidrokarbureve.Organizon dhe drejton punën për promovimin e burimeve hidrokarbure, negocimin e marrëveshjeve hidrokarbure si dhe ndjekjen e zbatimit të planeve të zhvillimit të tyre.
- Organizon dhe drejton punën për përgatitjen e dokumentacionit dhe praktikave të nevojshme për dhënien e lejeve, të licencave, autorizimeve, në përputhje me ligjin, të cilat mundësojnë hyrjen në marrëveshjet hidrokarbure dhe kryerjen e operacioneve hidrokarbure, sipas marrëveshjeve të lidhura.
- Mban kontakte të rregullta me të gjitha kompanitë që operojnë në kuadër të marrëveshjeve hidrokarburetë ratifikuara nga Këshilli i Ministrave.
- Informon periodikisht Drejtorin Ekzekutiv në lidhje me ecurinë e Marrëveshjeve dhe Licencave Hidrokarbure.
- Merr pjesë në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare për promocionimin e sektorit hidrokarbur në Shqipëri.
- Merr pjesë në grupe të ndryshme pune që ngrihen nga MEI, duke përfaqësuar aktivitetin hidrokarbure të AKBN-së.
- Merr pjesë në takimet e Komiteteve Këshillimore dhe në takime të tjera që zhvillohen për çështje të veçanta që organizohen me kompanitë e ndryshme.
- Kryen edhe detyra të tjera specifike, për llogari të AKBN-së, që dalin gjatë ushtrimit të veprimtarisë.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (Cv)
Fotokopje të Librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të internetit, dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkives Administartive dhe Protokollit.