Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vend të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Minerare, me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
-Specialist në Drejtorinë Minerare
Kriteret:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Minerave në Degën Inxhiner Gjeolog.
Zotërimi i diplomës ne nivel “Master”
Të njohë programet kompjuterike.
Të ketë eksperiencë pune.
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (Cv)
Fotokopje të Librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy dite pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit .