Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vend të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Hidroenergjetike me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
-Specialist në Drejtorinë Hidroenergjitike
Kriteret:
-Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ( Hidroteknik/ Topograf)
-Të ketë eksperiencë pune (minimumi 2 vjet)
-Të njohë programet kompjuterike ( preferohen programet inxhinierike)
-Të njohë mirë gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër
-Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
-Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
-Curriculum Vitae (Cv)
-Fotokopje të Librezës së Punës
-Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit .