Historiku i kërkimit të naftës në Shqipëri
Shenjat e bitumit në Shqipëri janë përmendur në mënyrë të tërthortë nga natyralistët romake dhe greke më shumë se 19 shekuj më parë.
Historiku i kërkimit të naftës në territorin Shqiptar nis qysh në periudhën 1903 – 1913, kur AGIP kreu vrojtimet e para gjeologjike. Këto studime u pasuan me shpimin e pusit të parë rreth vitit 1918 në afërsi të Drashovicës. Pusi i parë në thellësi 200 m, pati rezultate shumë interesante për kohën.
Më vonë, shumë shoqëri aksionere të shteteve perëndimore u interesuan për të shtënë në dorë koncesione nga Qeveria Shqiptare, dhe duke filluar nga viti 1925 ato kryen kërkime për naftë dhe xeherorë në rajone të ndryshme të Shqipërisë.
Marrëveshjet e para për kërkimin e hidrokarbureve, të lidhura ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe kompanive të huaja të naftës, konsistuan kryesisht në marrëveshjet e tipit të koncesioneve.
Për të vijuar, kliko:
Përshkrim-i-përgjithshëm-i-historikut-të-naftës-në-Shqipëri