Ditën e premte në datë 17.12.2010, u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të Agencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, z. Gjergj Thomai, Drejtor Ekzekutiv dhe z. Edmond Goskolli, Drejtori i Minierave dhe përfaqësueseve të kompanisë së huaj Outotec, z. Jan Pridal, dhe z. Vektor Doo, në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Të dy përfaqesuesit e kompanisë Oututec shfaqën interes të vecantë mbi industrinë minerare në Shqipëri, mbi proçedurat e dhënies së lejeve minerare dhe në veçanti për ligjin e ri minerar Nr.10304 dt. 15.07.2010 “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë.”
Ata u interesuan për trajtimin e mbetjeve në dampat e ish fabrikës së pasurimit të bakrit.
Gjithashtu u diskutua mbi mundësinë e organizimit të një workshop-i lidhur me problemet e trajtimit të mbetjeve të ndryshme të industrisë minerare, gjatë vitit të ardhshëm.
Qëllimi i organizimit të këtij workshopi lidhet me marrjen e të dhënave më të detajuara për këto mbetje.