Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë e Hidrokarbureve me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicioni:
Specialist në Drejtorinë e Hidrokarbureve
Kriteret:
– Të ketë kryer arsimin e lartë në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, (Gjeoburime), në degët shpim, ose prodhim, ose gjeologji, ose gjeofizike, ose Inxhinier i Burimeve të Energjisë.
-Të ketë përfunduar Master Profesional në një nga degët e sipërpërmendura;
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, të certifikuara;
-Të ketë njohuri shumë të mira, për të punuar me programet bazë kompjuterike të Office (Word, Excel);
-Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar ne grup;
-Të jetë i gatshëm të punojë edhe larg qendrës së banimit.
-Përben avantazh eksperienca në punë.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
-Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
-Curriculum Vitae (CV)
-Fotokopje të librezës së punës
-Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.