Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet vend vakant në Drejtorinë e Monitorimit të Veprave Energjitike me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
– Shef Sektori në Drejtorinë e Monitorimit të Veprave Energjitike
Kriteret:
– Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë në Fakultetin Ekonomik ose Juridik
– Të ketë mbaruar master në një nga degët e sipërpërmendura
– Të njohë programet kompjuterike të Oficce (word, excel)
– Të njohë ndonjë gjuhë të huaj përbën avantazh
– Të ketë eksperiencë pune në fushën hidroenergjitike mbi 3 vjet
– Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
– Curriculum Vitae (Cv)
– Fotokopje të Librezës së Punës
– Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet, dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.