Sigurimi i oponencës teknike shtetërore në fushën e hidroenergjisë
Në zbatim të ligjit dhe akteve nënligjore përkatëse, Sektori i Proçedurave, verifikimit dhe trajtimit të ankesave zbaton politikat e qeverisë në fushën e hidroenergjisë, siguron oponencën teknike shtetërore, si dhe ndjek zbatimin e proçedurave ligjore në këtë fushë duke ofruar shërbimet si më poshtë:
Hapat e proçedurës
– Ndjekja e korespodencave shkresore nga protokolli.
– Kontrolli i dokumentacionit të dosjeve të studimeve të fizibilitetit dhe projekteve të zbatimit të dërguara nga MIE .
– Ndjekja e proçedurës së llogaritjes së tarifës së shërbimit të OTSH-së në bashkëpunim me drejtorinë ekonomike.
– Përgatitja e draft raporteve për mbledhjet e oponencës teknike.
– Organizimi i mbledhjeve të grupit të ekspertëve të OTSH sipas rregullores së saj.
-Përgatitja e raporteve të vlerësimit teknik e mjedisor me grupin e ekspertëve të OT.
– Dërgimi i raporteve finale dhe dokumentacionit përkatës në MIE.
Dokumentacioni i nevojshëm
– Shprehja e interesit për shfrytëzimin hidroenergjitik të pellgut ujëmbledhës të rrjedhave ujore;
– Studimi i fizibilitetit për projektpropozim të pakërkuar apo të kërkuar (sipas Formularit 1)
– Projekti i zbatimit (studimet inxhinierike përkatëse sipas Formularit 2)
Periudha e vlefshmërisë
Sipas dhe në zbatim të rregulloreve të mësipërme.
Kostot e shërbimit
– Sipas shkresës së MIE-it me Nr.5903/1, datë 02.11.2016 “Mbi shlyerjen e detyrimit të tarifës së oponencës teknike të projektit të zbatimit të përcaktuar sipas akteve nënligjore përkatëse.” dhe shkresës së MEI-it me Nr.7871, datë 28.03.2017 “Mbi shlyerjen e detyrimit të tarifës së oponencës teknike të projektit të zbatimit të përcaktuar sipas tarifave të miratuara.”
– Sipas Aneksit 1 “Tarifat për oponencën teknike për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike” të V.K.M. Nr. 206, datë 15.03.2017 “Për një shtesë në V.K.M. Nr.547, datë 09.08.2006 “Për krijimin e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore” të ndryshuar,
– Urdhërit të Drejtorit Ekzekutiv tё AKBN me Nr. 1099, datë 15.07.2016 “Për kryerjen e përllogaritjeve të tarifave të oponencave teknike të projekt-propozimeve, projekt-zbatimeve, ndryshimet e projekt zbatimeve për HEC-et me koncesion dhe për ato që nuk janë objekt koncesioni”.
Formular Tip 1 për studim fizibiliteti për projekt-propozim të pakërkuar apo të kërkuar