Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), njofton të gjithë subjektet e pajisur me leje minerare se, sot me datë 30.01.2018, ora 24.00 skadon afati për:
– Raportimin Vjetor për periudhën 01.01.2017 deri 31.12.2017, raportim i cili bëhet mbi bazën e Urdhërit të Ministrit Nr. 201 dhe 202, datë 20.06.2016
Për mosrespektimin e këtij afati, do të aplikohet masë administrative bazuar në ligjin Minerar Nr. 10304, date 15.7.2010, “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.