Shpallet vend i lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Ekonomike me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
- Specialist në Sektorin e Auditimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure në Drejtorinë Ekonomike
Kriteret:
- Zotërimi i diplomës ose ekuivalent me të në fushën e financës.
- Studime pasuniversitare në fushën e ekonomisë, financës dhe operacioneve hidrokarbure përbën avantazh, por nuk është kusht skualifikues.
- Eksperiencë pune në profilin e financës minimumi 5 vjet.
- Eksperiencë pune në kompani auditimi, në kompani që operojnë në fushën e kërkimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit natyror apo në institucione që operojnë në sektorin hidrokarbur, përbën avantazh, por nuk është kusht skualifikues.
- Të njohë mirë gjuhën angleze.
- Të njohë programet bazë kompjuterike të Oficce (word, excel, Power Point).
- Kualifikime të ndryshme në fushën e administrimit, monitorimit dhe operimit të marrëveshjeve hidrokarbure, përbën avantazh.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Fotokopje te diplomës dhe listës së notave
- Curriculum Vitae (Cv)
- Fotokopje të Librezës së Punës
- Dëshmi Penaliteti
- Raport Mjeko-Ligjor
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.