Shpallet vend i lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë e Monitorimit të HEC-eve me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
- Specialist në Sektorin e Vlerësimit të Investimeve
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik
- Të ketë njohuri të mira mbi kontrollin financiar
- Të njohë shumë mirë programet kompjuterike të Office (Word, Excel,) dhe programet që lidhen me financën
- Të ketë njohuri në gjuhën angleze
- Të ketë eksperiencë pune të mëparshme ose titull në fushën e auditimit financiar të kompanive
- Të ketë aftësi të mira komunikim dhe të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Curriculum Vitae (Cv)
- Fotokopje të Librezës së Punës
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.