Shpallet vend i lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Hidrokarbure me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
- Specialist në Sektorin e Ndjekjes së Licencë-Marrëveshjeve dhe Marrëveshjeve Hidrokarbure në Prodhim
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Gjeologji-Miniera në degët Shpim ose Prodhim, Gjeologji ose Gjeofizikë ose Gjeoinformatikë në Inxhinieri të Burimeve të Energjisë
- Të ketë mbaruar Master Profesional ose Shkencor në një nga degët e sipërpërmendura
- Të ketë eksperiencë pune përbën avantazh
- Të ketë njohuri në gjuhën angleze të çertifikuar
- Të njohë shumë mirë programet kompjuterike të Office (Word, Excel,)
- Të jetë i gatshëm të punojë edhe larg qendrës së banimit
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, të përmbushë në kohë dhe me korrektësi detyrat e ngarkuara si dhe të ketë aftësi të punës në grup.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Curriculum Vitae (Cv)
- Fotokopje të Librezës së Punës
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.