VENDIM
Nr. 27, datë 19.1.2007
PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONCESIONEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 5 të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve, sipas tekstit, që i bashkëlidhet
këtij vendimi.
2. Ngarkohen të gjitha institucionet, qendrore dhe vendore, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 9663, datë
18.12.2006 “Për koncesionet”.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha