Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë e Shërbimeve Ligjore me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
– Specialist në Sektorin e Mbështetjes Ligjore
Kriteret:
– Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Drejtësi
– Të ketë eksperiencë pune përbën avantazh
– Të njohë shumë mirë programet kompjuterike të Office (Word, Excel,)
– Të ketë njohuri në gjuhën angleze
– Të ketë aftësi të mira komunikimi, të përmbushë në kohë dhe me korrektësi detyrat e ngarkuara si dhe të ketë aftësi të punës në grup.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
– Curriculum Vitae (CV)
– Fotokopje të Librezës së Punës
– Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.