Ligji nr. 9072 datë 22.05.2003 “ Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar , Rregullat dhe procedurat e certifikimit të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme
Certifikimi lëshohet nga ERE vetëm për energjinë e prodhuar nga nje impiant prodhues i vënë në punë pas datës 02.11.2000
Certifikimi bëhet sipas dy hapave vijues
a. Kualifikimi i impianteve prodhues të energjisë elektrike
b. Leshimi i Certifikatave GO dhe ose CGj.
1.Paraqitja e kërkesës pranë ERE nga prodhuesi i cili dëshiron të marrë kualifikim e impiantit prodhues, duke përfshirë të gjithë informacionin e kërkuar nga legjislacioni në fuqi. Kërkesa për kualifikim paraqitet nga centrale prodhues që prodhojnë energji si dhe gjithashtu për një central prodhues në fazën e projektimit dhe ose të ndërtimit.