Takim i grupit të punës për aktet nënligjore mbi efiçencën e energjisë
Drejtori Juridik i AKBN-së, z. Dael Dervishi, së bashku me një grup përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) të përbërë nga ekspertë juridik dhe të fushës së energjive të rinovueshme, priti sot në një takim grupin e punës, që është ngritur në vijim të përgatitjes së draft-ligjit për “Efiçencën e Energjisë”, për të diskutuar rreth akteve nënligjore që do të dalin në zbatim të ligjit mbi mbështetjen dhe asistencën e International Finance Corporation (IFC).
Ky grup, anëtarët e të cilit janë përfaqësues nga institucione, si Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike, IFC, AKBN si dhe grupe interesi të ndryshme, si kompani që prodhojnë materiale ndërtimi, studio arkitekture, shoqëri ndërtimi, etj diskutuan për të arritur një hartim sa me të mirë të akteve nënligjore, me qëllim zbatimin konkret dhe të përshtatshëm.
Takime të ngjashme do të zhvillohen periodikisht për finalizimin e këtyre akteve të rëndësishme ligjore.