Ministrja Belinda Balluku nënshkroi sot marrëveshjen ndërmejt MIE dhe SHELL Upstream Albania për bllokun 2 dhe 3 në tokë, në ambjentet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ceremonia e nënshkrimit të amendimit të Marrëveshjes Hidrokarbure për Blloqet 2 dhe 3, në tokë ndërmjet MIE dhe Shell Upstream Albania, u zhvillua në ambjentet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me pjesëmarrës të ftuar përfaqësues nga SHELL, Ministri, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore,Alpetrol,shoqëri civile etj, si edhe media.
Ministrja Belinda Balluku në fjalën e saj bëri dhe një historik të shkurtër interesant për fillimet dhe arritjet në fushën e naftës në Shqipëri, i vlefshëm ky detaj për ta ndarë me atë pjesë të publikut të gjerë që nuk e njohin historikun në fushën e industrisë së naftës, duke cituar se: “Industria e naftës është industria më e hershme në Shqipëri, ajo daton në fillimet e shekullit pararendës, 100 vite më pare. Kompani të huaja zbuluan në atë kohë se në një vend të vogël në mes të Europës Shqipëria, ishte një thesar i fshehur të cilin zoti e kishte bekuar me rezerva të shumta nafte dhe gazi”. Kjo industri citoi Ministre Balluku arriti kulmin e saj në vitet 70’80 në Shqipëri.
Ministrja Belinda Balluku theksoi rëndësinë që ka kjo marrëveshje për përfitimin në interest të shtetit shqiptar, që nga nxjerrja e fuçisë së parë të naftës, si dhe sanksionon një tjetër arritje të rëndësishme në drejtim të bashkëpunimit dypalësh dhe në mënyrë të veçantë në drejtim të modernizimit të sektorit hidrokarbur në Shqipëri.