Në datë 23 Qershor 2011 në ambjentet e Hotel “Sheraton” u zhvillua seksioni i radhës, i cili u zhvilla në kuadër të Workshop-it me temë “Efçenca e Energjisë në Banesa” organizuar nga International Finance Corporation (IFC) në bashkepunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).
Të ftuar në këtë seksion ishin përfaqësues të qeverisjes lokale, si dhe përfaqësues nga bankat që operojnë në Shqipëri. Ekspertët e fushës së energjive të rinovueshme, duke përfshirë përfaqësues të AKBN-së, përfaqësues të IFC-s edhe të GIZ-s prezantuan studimet e tyre mbi Efiçencën e Energjisë dhe Planin Kombëtar të Efiçencës së Energjisë. Në këtë seminar prezantuan projektet e tyre lidhur me efiçencën e energjisë, Bashkia Korçë dhe Bashkia Shkodër. U diskutua dhe mbi në sensibilizimin e shoqërisë, si dhe për rolin që po luan pushteti lokal mbi këtë çështje.