Për të disatin vit radhazi AKBN i përgjigjet thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut. Në mbështetje të fushatës së sensibilizimit “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”, një numër i konsiderueshëm i stafit dhuruan gjak, për t’ju ardhur në ndihmë 600 fëmijëve talasemikë që presin për të bërë transfuzion gjaku, në kushtet e mungesës së rezervave dhe nevojës së vazhdueshme.
Në numrin e dhuruesve të gjakut pati një mirëpërfaqësim në numër nga Drejtoria e Zhvillimit Strategjik dhe Dëgjesave me Publikun, ku 4 (2 punonjëse dhe 2 punonjës) nga 8 që është numri total i punonjësve në këtë drejtori, ju bashkuan nismës.
Ky gjest simbolik jo vetëm i vjen në ndihmë kësaj kategorie në nevojë, por në të njëjtën kohë shërben dhe për solidarizimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për kryerjen e këtij akti human.