BILANCI ENERGJITIK është një dokument që paraqet situatën aktuale dhe rekomandon veprimet dhe ndryshimet që duhet të ndërmerren për të ardhmen në sektorin e energjisë në Republikën e Shqipërisë. Në të janë analizuar dhe përfshirë të gjitha ndryshimet e nevojshme që duhet të ndërmerren për të rritur sigurinë e furnizimit me burime energjitike, optimizimin e burimeve për mbulimin e nevojave me synim kryesor zhvillimin e qëndrueshëm të mbarë ekonomisë për të ardhmen. Duke mbajtur në konsideratë se ndryshimet në sektorin energjitik nuk ndodhin spontanisht, ristrukturimi i sistemit energjitik kërkon marrjen e masave shumë të mëdha.
Eksperienca nga vendet e zhvilluara ka treguar se duhet të vendoset një ekuilibër i drejtë si ndërmjet mekanizmave të tregut dhe ndërhyrjeve të qeverisë ashtu si edhe ndërmjet aspekteve teknike/teknollogjike, menaxhimit të energjisë dhe rëndësisë që duhet t’i kushtohet anës sociale.
Bilanci energjitik, duke qenë në thelb një shprehje e nevojave kombëtare, paraqet informacion që i shërben zhvillimit të qendrueshëm të mbarë ekonomisë kombëtare dhe shërben njëkohësisht edhe mbrojtjen e mjedisit gjatë të gjithë ciklit të shfrytëzimit të burimeve energjitike.
Bilanci energjitik do të jetë pjesë e informacionit të përgjithshëm të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Gjatë hartimit të një dokumenti të tillë çështja me themelore është niveli i besueshmërisë së të dhënave bazë të përdorura për të gjitha analizat, llogaritjet për saktësinë e përcaktimin e treguesve të përgjithshëm ekonomik për të ardhmen.
Dokumenta
Bilanci Kombëtar i Energjisë 2022
Bilanci Kombëtar i Energjisë 2021
Bilanci Kombëtar i Energjisë 2020
Bilanci Kombëtar i Energjisë 2019
Bilanci Kombëtar i Energjisë 2018
Raporti i Shqipërisë për Burimet e Rinovueshme 2014-2015
Raporti i Bilancit Energjetik-2014-al
INSTAT Bilanci energjetik 1999-2012
Raporti i Bilancit Energjetik-2012
Raporti i Bilancit Energjetik-2013