Rreth 3 grupe nga AKBN kanë qenë prezent sot në Thumanë, rreth 15 inxhinierë nga Drejtoria Minerare, si dhe Drejtore e Drejtorisë së Zhvillimit Strategjik e Dëgjesave me Publikun, për të ofruar gatishmëri humane dhe ekspertizë gjeo- teknike ndaj pasojave të tërmetit në njerëz, ndërtesa, etj. Grupi i punës me inxhinierët dhe Drejtoren e Zhvillimit Strategjik dhe Dëgjesave me Publikun ishin prezent edhe në Durrës në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara ku ishin shëmbur ndërtesat dhe në momentet e nxjerrjes së njerëzve nga rrënojat.
AKBN ka venë në dispozicion të situatës mjete, burime njerëzore grupe gatishmërie, ekspertizë gjeo- teknike, krahas gjithë institucioneve shtetërore të tjera. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore shpreh ngushëllimet e thella për viktimat e këtij tërmeti dhe i uron shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
Duke filluar nga dita e mërkurë datë 27.11.2019, AKBN fillon grumbullimin e ndihmave për të dëmtuarit nga tërmeti.