Shpallet vend i lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Hidrokarbure me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
- Specialist në Sektorin e Promovimit të Investimeve të Reja dhe Fondi i të Dhënave Teknike
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë ( Bachelor dhe Master) për sektorin e arkivës
- Të ketë njohuri në gjuhën angleze
- Të njohë shumë mirë programet kompjuterike bazë të Office (Word, Excel, Power Point,)
- Të ketë aftësi për të përmbushur në kohë me korrektësi detyrat e ngarkuara si dhe të ketë aftësi për të punuar në grup.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Kërkesë për shprehje interesi
- Curriculum Vitae (Cv)
- Kopje të diplomës të noterizuar
- Fotokopje të Librezës së Punës
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.