Njoftim mbi korrespondencat zyrtare me AKBN-në
Në vijim të masave kundër përhapjes së koronavirusit (Covid-19), si dhe gatishmërisë së AKBN për të siguruar vijueshmërinë e punës pavarësisht situatës, Ju informojmë se të gjitha shkresat e kthyera nga posta mund t’i ridërgoni me anë të postës elektronike zyrtare në adresën
info@akbn.gov.al.
Kjo masë do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë.