Në mbështetje të “Programit të Dhurimit Vullnetar të Gjakut”, AKBN i përgjigjet si përherë thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut.
Duke vlerësuar maksimalisht nevojat për gjak të grupeve në risk të lartë për shkak të mungesës së rezervave në vend, sidomos në kushtet e pandemisë botërore të Covid-19, një numër i konsiderueshëm i punonjësve në AKBN ju bashkuan nismës.
Ky gjest simbolik i vjen në ndihmë kategorive në nevojë për gjak dhe njëkohësisht shërben për solidarizimin dhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për kryerjen pa hezitim të këtij akti njerëzor.