Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është drejt përfundimit me sukses të fazës së parë të projektit të dixhitalizimit të fondit të të dhënave teknike hidrokarbure, që ka nisur në muajin Prill 2019. Në përfundim të këtij projekti, Shqipëria do të ketë një informacion të qartë sizmik, të cilit i njihet cilësia dhe problemet. Faza e parë parashikonte transkriptimin dhe unifikimin medial të të dhënave sizmike në media bashkëkohore.
Aktualisht, deri më sot, puna është fokusuar në transkriptimin e bobinave me regjistrimet fushore, proces i cili është kryer pranë ambienteve të Arkivës Teknike, ndërsa transkriptimi i kartrixheve është kryer pranë zyrave të Kompanisë Ovation, në Londër, pasi pajisjet e nevojshme ndodhen pranë zyrave të tyre.
Deri më sot puna është realizuar në:
Nga përfundimi i këtij projekti do të ketë një unifikim dhe rinovim të formatit të ruajtjes së informacionit, zvogëlim të përmasave të formateve të ruajtjes nga bobina voluminoze në kartrixha mjaft të vegjël, duke bërë të mundur përmbledhjen dhe ruajtjen e tyre në hapësira të reduktuara dhe njëkohësisht duke siguruar përdorim mjaft të lehtë dhe efikas të tyre.