Në bazë të shkresës nr.4085, datë 30.10.2020, si dhe nenit 26, kreut VI të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë e Administratës me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si më poshtë vijon:
Pozicioni i lirë është:
Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Administratës
Kriteret për pozicionin Specialist janë:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fakultetin Ekonomik/Shkenca Sociale/Drejtësi
Preferohet të ketë master në fushën e Administrimit Publik
Të ketë eksperiencë pune minimumi 1 vit në fushën e burimeve njerëzore
Të njohë programet kompjuterike (word, excel)
Të njohë mirë gjuhën Angleze apo ndonjë gjuhë tjetër
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (Cv)
Fotokopje të librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.