Në datë 30.9.2013, Z. Dael Dervishi, u emërua Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Ceremonia e emërimit u zhvillua në ambjentet e AKBN-së dhe prezantimi u bë nga Z. Koli Bele, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Në fjalën e tij gjatë prezantimit me stafin Z. Dervishi, kërkoi përkushtim maksimal për realizimin e detyrave të institucionit, si dhe disiplinë të lartë në punë.Jetëshkrim i shkurtër i Z. Dael DervishiDael Dervishi kreu studimet e larta në Universitetin e Parmës, Itali, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 2002.
Në vitin 2008, kreu studimet (master) në të drejtën civile, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Në periudhën 2002-2008, Z.Dervishi ka kryer një serë funksionesh drejtuese pranë shoqërisë INSIG sh.a, në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë.Në 2009 -2012, ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Juridike në AKBN. Në 2012-2013, ka ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministinë e Energjisë, Tregtisë dhe Energjetikës.Në vitet 2008, 2009 dhe gjatë 2013, Z. Dervishi ka ushtruar profesionin e avokatit.