Nr.383, datë 20.5.2011
PËR MIRATIMIN E FORMËS DHE PËRMBAJTJES SË PLANIT TË VEPRIMTARIVE PËR MBYLLJEN E NJË VEPRIMTARIE MINERARE
Në zbatim të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 53, pika 7 dhe nenit 56, pika 2 të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”,
1. Plani për mbylljen e veprimtarisë minerare është pjesë e planit të rehabilitimit të zonës minerare, si kapitull i veçantë i tij dhe përfshin tërësinë e dokumentacionit teknik, ekonomik dhe të mjedisit.
2. Plani për mbylljen e veprimtarisë minerare përgatitet nga aplikuesi për marrjen e një leje minerare dhe hartohet nga persona fizikë ose juridikë të licencuar në fushën e veprimtarive studimore projektuese në fushën minerare. Ky plan hartohet në përputhje me parimet bazë për hartimin e planit të rehabilitimit të veprimtarisë minerare që mbështeten në legjislacionin minerar dhe mjedisor në fuqi, si dhe të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe paraqitet së bashku me dokumentacionin për marrjen e të drejtave minerare.
3. Plani për mbylljen e veprimtarisë minerare së një miniere të braktisur, të shfrytëzuar nga ish-ndërmarrjet shtetërore, apo të një objekti minerar kërkim-zbulimi me puse shpimi të realizuar nga shteti, hartohet nga strukturat përgjegjëse, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) për zonat e kërkim-zbulimit dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) për zonat e shfrytëzimit.
4. Të gjitha minierat e braktisura që vlerësohen si të tilla, sipas përcaktimeve të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, kalojnë në regjim mbylljeje dhe monitorimi postminerar pas studimeve vlerësuese të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe së bashku me shpenzimet financiare për këto mbyllje, që përballohen nga buxheti i shtetit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
5. AKBN-ja i propozon ministrit zonat minerare për mbyllje të veprimtarisë minerare, në bazë të një plani për mbylljen e veprimtarisë minerare. Ky plan duhet të argumentojë dhe justifikojë mbylljen e veprimtarisë minerare dhe duhet të përfshijë veprimet e nevojshme, sipas afateve, duke garantuar financimin për marrjen e masave efektive për mbylljen e minierës, në bazë të kërkesave të legjislacionit minerar dhe mjedisor në fuqi,
6. Të gjitha minierat e braktisura nga zotëruesit e lejeve minerare, kalojnë në regjim mbyllje dhe monitorimi postminerar pas studimeve vlerësuese të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Garancia financiare për rehabilitimin e mjedisit përdoret për realizimin e këtij plani.
7. Plani për mbylljen e veprimtarisë minerare për zonat e lejeve minerare të braktisura nga zotëruesi i lejes minerare dhe minierave të shfrytëzuara nga shteti zbatohet nga subjekte të specializuara shtetërore, ose private, të përzgjedhura sipas procedurave të prokurimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kontrollohet dhe monitorohet nga SHGJSH-ja për zonat e kërkim-zbulimit dhe AKBN-ja për zonat e shfrytëzimit dhe kërkim-zbulim-shfrytëzimit.
8. Procedurat për mbylljen e veprimtarisë minerare të një objekti minerar bëhet sipas planit për mbylljen e veprimtarisë minerare të miratuar, në zbatim të kërkesave të nenit 53 të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”.
9. Plani për mbylljen e veprimtarisë minerare duhet të mbështetet në parimet e:
a) Garantimit të eliminimit të efekteve të dëmshme nga veprimtaria minerare në jetën dhe shëndetin e komunitetit të zonave minerare në të ardhmen për një periudhë sa më të gjatë;
b) Garantimit të eliminimit nga veprimtaria minerare të efekteve të dëmshme të ndotjes në tokë, në ujëra, të florës e faunës dhe në ekosistemin në përgjithësi nga shkarkimet dhe emetimet në të ardhmen për një periudhë sa më të gjatë, si dhe të respektimit të standardeve minimale, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi për veprimtarinë minerare dhe mjedisin;
c) Mbylljes progresive të veprimtarisë minerare, duke eliminuar efektet e kësaj veprimtarie gjatë periudhës së lejes minerare;
d) Garantimit të mbylljes së sigurt të veprimtarisë minerare;
e) Garantimit të demolimit të sigurt të objekteve të veprimtarisë minerare, që nuk mund të përdoren më tej, pas përfundimit të kësaj veprimtarie, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;
f) Realizimit të përfundimit të procesit të mbylljes së objekteve minerare të ish-ndërmarrjeve shtetërore minerare;
g) Bashkëpunimit dhe veprimet e përbashkëta ndërmjet autoriteteve të qeverisjes qendrore dhe asaj vendore;
h) Bashkërendimit ndërmjet mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik.
10. Plani për mbylljen e veprimtarisë minerare duhet të përmbajë:
a) Projektin e mbylljes së veprimtarisë minerare që duhet të realizohet, duke pasur parasysh:
i) përshkrim të përgjithshëm të territorit, florës dhe faunës;
ii) përshkrim të objektit minerar të shfrytëzuar, pun imeve kapitale dhe ndihmëse, objektet sipërfaqësore, impiantet e përpunimit dhe riciklimit dhe sheshin e depozitimit të mbetjeve, rezervat e shfrytëzuara apo të mbetura;
iii) përbërjen e mbetjeve minerare dhe karakteristikat fiziko-kimike të tyre;
iv) lëvizjen e ujërave sipërfaqësore e nëntokësore;
v) afërsinë me infrastrukturën dhe zonat e banuara;
vi) ndikimin e objektit minerar të mbyllur në jetën e shëndetin e komunitetit të zonës minerare;
vii) ndikimin në ekosistemin e zonës minerare dhe asaj përreth saj;
viii) ndikimin në ekosistemin në përgjithësi;
ix) nivelin e shkarkimeve në mjedis dhe ndotjen që shkakton tek ujërat sipërfaqësore e nëntokësore, të florës e të faunës, objekti minerar në të ardhmen pas mbylljes;
x) trajtimin në të ardhmen pas mbylljes së ujërave e të gazrave, që dalin nga miniera;
xi) kolonat mbrojtëse, që janë pjesë të burimeve/rezervave minerare ose të shkëmbinjve rrethues, të cilat nuk janë shfrytëzuar për mbrojtjen e nëntokës e të sipërfaqes së zonës minerare;
xii) mënyrën e mbrojtjes së argjinaturave të lumenjve ose sipërfaqeve të tjera dhe përfshihen në zonën e rrezikshme të një të drejte minerare.
b) Parashikimin për procedurat dhe afatet kohore të realizimit të punimeve të procesit të mbylljes së minierës, karrierës, impianteve të përpunimit, impianteve të riciklimit dhe sheshit të depozitimit.
c) Realizimin progresiv të procesit të mbylljes së veprimtarisë minerare, kur kjo është e parashikuar në projektin e zhvillimit të veprimtarive minerare.
d) Mundësitë e aksidenteve dhe rrezikshmërisë së objektit minerar pas mbylljes.
e) Për veprimtaritë minerare, mbetjet e të cilave rezultojnë nga procese ku përdoren lëndë toksike dhe të rrezikshme, si: cianure, acide, substanca kimike të rrezikshme, plani i mbylljes së veprimtarisë minerare duhet, gjithashtu, të përfshijë dhe eliminimin e këtyre lendeve toksike dhe të rrezikshme.
11. Dokumentet informative që mbahen nga strukturat përgjegjëse apo subjektet e përzgjedhura për realizimin e planit për mbylljen e veprimtarisë minerare duhet të jenë në përputhje me kërkesat e legjislacionit minerar dhe atij mjedisor në fuqi dhe duhet të përmbajnë, gjithashtu:
a) Gent planin e punimeve të mbylljes të objektit minerar për zonën e lejuar minerare dhe të sheshit të depozitimit të sterileve, sipas projektit të miratuar;
b) Gent planin e punimeve të mbylljes për impiantin e përpunimit dhe riciklimit;
12. Forma dhe përmbajtja tip e “planit për mbylljen e veprimtarisë minerare” për lejet e kërkim-zbulimit do të jetë sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij urdhri.
13. Forma dhe përmbajtja tip e “planit për mbylljen e veprimtarisë minerare” për lejet e shfrytëzimit dhe lejet e kërkim-zbulim-shfrytëzimit do të jetë sipas aneksit 2, bashkëlidhur këtij urdhri.
14. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen institucionet e Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore (AKBN), Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) dhe Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL).
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
MINISTRI I EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS
Nasip Naço
ANEKSI NR.1
FORMA DHE PËRMBAJTJA TIP E “PLANIT TË VEPRIMTARIVE TË MBYLLJES SË
VEPRIMTARISË MINERARE” PËR LEJET E KËRKIM-ZBULIMIT
I. PËRMBAJTJA E TEKSTIT
1. Konsiderata të përgjithshme
2. Të dhëna mbi subjektin kur plani hartohet për një zonë të re minerare:
i) Emri i subjektit sipas regjistrimit në QKR:
ii) Zona minerare me numër identifikues nr , për të cilën kërkohet leja minerare dhe që përfshihet në planin vjetor minerar të miratuar për vitin
iii) Lloji i mineralit/mineraleve për të cilin kërkohet dhënia e lejes:
iv) Emri dhe mbiemri i administratorit të subjektit aplikues për leje minerare sipas regjistrimit në QKR:
v) Adresa e selisë së subjektit sipas regjistrimit në QKR:
vi) Nr. i telefonit /faksit:
vii) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar:
viii) Emri dhe mbiemri i drejtuesit teknik:
ix) Data e përfundimit të licencës profesionale së drejtuesit teknik: / /
3. Të dhëna mbi objektin minerar
A. kur objekti minerar është braktisur nga zotëruesi i lejes minerare:
i) Zona minerare me numër identifikues nr , e përfshirë në planin vjetor minerar të miratuar për vitin dhe licencuar me lejen minerare nr , datë…./ /
ii) Emri i subjektit zotërues i lejes minerare sipas regjistrimit në QKR:
iii) Lloji i mineralit/mineraleve:
iv) Emri dhe mbiemri i administratorit të subjektit sipas regjistrimit në QKR:
v) Adresa e selisë së subjektit sipas regjistrimit në QKR:
vi) Nr. i telefonit /faksit:
vii) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar:
B. Kur objekti minerar është një minierë e braktisur dhe shfrytëzuar nga ish-ndërmarrjet shtetërore:
i) Zona minerare me numër identifikues nr ,
ii) Emri i subjektit shtetëror që është pronar i aseteve të objektit minerar
iii) Lloji i mineralit/mineraleve:
iv) Nr. i telefonit /faksit të subjektit shtetëror:
v) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar:
4. Baza ligjore, mbi të cilën hartohet projekti:
Vendimin e Këshillit të Ministrave që miraton kalimin në regjim mbylljeje të objektit minerar.
5. Të dhëna të përgjithshme të shkurtra për objektin minerar (sipas projektit të shfrytëzimit):
a) Vendndodhja administrative dhe topografike e objektit.
b) Gjeografia e zonës, relievi, bimësia, fauna, ekosistemi në përgjithësi etj.
c) Ndërtimi gjeologjik i rajonit dhe vendburimit.
d) Kushtet hidrografike dhe hidrogjeologjike të vendburimit. Llojet e ujërave dhe kimizimi i tyre.
e) Përshkrimi i mënyrës së kryerjes së veprimtarisë së kërkim-zbulimit, punimet kryesore, puset, transhetë, galeritë, sasia dhe lloji i ujërave që rrjedh nga punimet minerare, sasia dhe përbërja mineralogjike e sterileve, vendndodhja e shesheve të depozitimit.
f) Përshkrimi i objekteve sipërfaqësore, si: rrugë, puse, zyra, dushe e tualete, gardërobë, fjetore, mensë, magazinë materialesh, sallë kompresorësh, kabina elektrike, stacion pompimi, ofiçina, depo e lëndës plasëse dhe ambiente të tjera.
6. Inventari i investimeve të kryera në objektin minerar:
a) Inventari fizik faktik i miratuar;
b) Inventari i punimeve themelore, përgatitore dhe të kërkim-zbulimit;
c) Inventari kontabël (i miratuar nga bilanci kontabël).
7. Parashikimi i mënyrës dhe operacioneve të mbylljes së minierës:
a.1. Mbyllje tërësore që përfshin:
– Mbylljen e grykave të galerive gjeologjike dhe puseve e pusëzave.
– Mbushjen e plotë të hapësirave të krijuara nga trashet në sipërfaqe.
– Zbatimi i planit të rehabilitimit, sipas urdhrit nr…. datë,…..
a.2. Mbyllje e pjesshme:
– Mbylljen e grykave të galerive,
– Zbatimi i planit të rehabilitimit progresiv, sipas urdhrit nr…. datë,…..
8. Zgjedhja dhe përshkrimi i detajuar i mënyrës së mbylljes.
9. Preventivi i detajuar dhe i specifikuar për çdo operacion për mënyrën e zgjedhur të mbylljes.
10. Hartimi i preventivit përfundimtar të mbylljes.
11. Hartimi i grafikut të zbatimit të planit të veprimeve të mbylljes.
12. Përfundime dhe rekomandime.
II. PJESA GRAFIKE
Nr. Emërtimi Shkalla
1 Harta topografike me zonën e kërkuar 1:25000
2 Planimetria e përgjithshme me punimet gjeologjike (të azhurnuara me gjendjen përfundimtare) 1:5000 ose 1:2000, ose 1:1000 ose 1:500
3 Profilet tërthore gjeologo-topografike (të azhurnuar me gjendjen përfundimtare, gjurmët e trupit të mineralizuar) 1:1000 ose 1:2000, 1:500 ose 1:200
4 Projeksioni vertikal me gjeometrizimin e trupit dhe/ose trupave apo zonës së mineralizuar (të azhurnuar me gjendjen përfundimtare) 1:1000 ose 1:2000, 1:500 ose 1:200
5 Pasaportat e mbylljes së punimeve gjeologjike
6 Skema e rrethimit nëse kërkohet si e nevojshme dhe e vendosjes së sinjalistikës parandaluese 1:500 ose 1:200
ANEKSI NR.2
FORMA DHE PËRMBAJTJA TIP E “PLANIT TË VEPRIMTARIVE TË MBYLLJES SË VEPRIMTARISË MINERARE” PËR LEJET E SHFRYTËZIMIT DHE LEJET E KËRKIM-ZBULIM-SHFRYTËZIMIT
I. PËRMBAJTJA E TEKSTIT
1. Konsiderata të përgjithshme
2. Të dhëna mbi subjektin kur plani hartohet për një zonë të re minerare:
i) Emri i subjektit sipas regjistrimit në QKR:
ii) Zona minerare me numër identifikues nr , për të cilën kërkohet leja minerare dhe që përfshihet në planin vjetor minerar të miratuar për vitin
iii) Lloji i mineralit/mineraleve për të cilin kërkohet dhënia e lejes:
iv) Emri dhe mbiemri i administratorit të subjektit aplikues për leje minerare sipas regjistrimit në QKR:
v) Adresa e selisë së subjektit sipas regjistrimit në QKR:
vi) Nr. i telefonit /faksit:
vii) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar:
viii) Emri dhe mbiemri i drejtuesit teknik:
ix) Data e përfundimit të licencës profesionale të drejtuesit teknik: / /
3. Të dhëna mbi objektin minerar
A. Kur objekti minerar është braktisur nga zotëruesi i lejes minerare:
i) Zona minerare me numër identifikues nr , e përfshirë në planin vjetor minerar të miratuar për vitin dhe licencuar me lejen minerare nr , datë…/ /
ii) Emri i subjektit zotërues i lejes minerare sipas regjistrimit në QKR:
iii) Lloji i mineralit/mineraleve:
iv) Emri dhe mbiemri i administratorit të subjektit sipas regjistrimit në QKR:
v) Adresa e selisë së subjektit sipas regjistrimit në QKR:
vi) Nr. i telefonit /faksit:
vii) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar:
B. Kur objekti minerar është një minierë e braktisur dhe shfrytëzuar nga ish-ndërmarrje shtetërore:
i) Zona minerare me numër identifikues nr ,
ii) Emri i subjektit shtetëror që është pronar i aseteve të objektit minerar
iii) Lloji i mineralit/mineraleve:
iv) Nr. i telefonit /faksit të subjektit shtetëror:
v) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar:
4. Baza ligjore mbi të cilën hartohet projekti:
Vendimin e Këshillit të Ministrave, që miraton kalimin në regjim mbyllje të objektit minerar.
5. Të dhëna të përgjith shme të shkurtra për objektin minerar (sipas projektit të shfrytëzimit):
a) Vendndodhja administrative dhe topografike e objektit;
b) Gjeografia e zonës, relievi, bimësia, fauna, ekosistemi në përgjithësi etj.;
c) Ndërtimi gjeologjik i rajonit dhe vendburimit;
d) Lloji dhe trashësia e mbulesës së tokës në zonën minerare;
e) Tektonika e vendburimit;
g) Kushtet hidrografike dhe hidrogjeologjike të vendburimit. Llojet e ujërave dhe kimizimi i tyre;
h) Mbi morfologjinë dhe përbërjen e xeherorit dhe/ose xeheroreve të dobishëm. Të dhëna të shkurtra mbi llojin e mineralit, vetitë fiziko-kimike të tij.
A. Për rastin e shfrytëzimit nëntokësor të vendburimit
a) Përshkrimi i mënyrës së hapjes së minierës, punimet kryesore të hapjes, sasia dhe lloji i ujërave që rrjedhin nga punimet minerare, sasia dhe përbërja mineralogjike e sterileve, vendndodhja e shesheve të depozitimit, impianteve të përpunimit dhe riciklimit;
b) Sistemi i shfrytëzimit të përdorur dhe treguesit tekniko-ekonomikë të realizuar, sasia dhe cilësia e rezervave të shfrytëzuara ose që mund të shfrytëzohen të ndarë sipas horizonteve dhe profileve;
c) Përshkrimi i objekteve sipërfaqësore, si: rrugë, puse, zyra, dushe e tualete, gardërobë, fjetore, mensë, magazinë materialesh, sallë kompresorësh, kabina elektrike, stacion pompimi, ofiçina, depo e lëndës plasëse dhe ambiente të tjera.
B. Për rastin e shfrytëzimit me karrierë të vendburimit:
a) Përshkrimi i varianteve të hapjes së rrugëve dhe gjysmëtrasheve, gjatësia dhe seksioni i tyre. Përcaktimi i kufijve faktikë të karrierës, dimensionet reale të saj, përcaktimi i koordinatave të vertekseve, sasia dhe lloji i ujërave që rrjedhin në karrierë dhe që dalin prej saj, vendndodhja e shesheve të depozitimit të mbetjeve, vendndodhja e impianteve të përpunimit dhe riciklimit;
b) Sistemi i shfrytëzimit që është përdorur dhe treguesit tekniko-ekonomikë të realizuar, sasia dhe cilësia e rezervave të shfrytëzuara, ose që mund të shfrytëzohen të ndarë sipas horizonteve dhe profileve;
c) Përshkrimi i objekteve sipërfaqësore, si: rrugë, puse, zyra, dushe e tualete, gardërobë, fjetore, mensë, magazinë materialesh, sallë kompresorësh, kabina elektrike, stacion pompimi, ofiçina, depo e lëndës plasëse dhe ambiente të tjera.
6. Inventari i investimeve të kryera në objektin minerar:
a) Inventari fizik faktik i miratuar;
b) Inventari i punimeve themelore, përgatitore dhe të shfrytëzimit;
c) Inventari kontabël (i miratuar nga bilanci kontabël);
d) Lista e makinerive e pajisjeve teknologjike:
7. Parashikimi mënyrës dhe operacioneve të mbylljes të minierës:
a) Për rastin shfrytëzimit nëntokësore:
a.1. Mbyllje tërësore e minierës do të thotë:
– Mbylljen e grykave të punimeve të hapjes së minierës;
– Mbushjen e plotë të hapësirave të krijuara nga shfrytëzim dhe muldave (hinkave) në sipërfaqe;
– Rrethimin e zonave të rrezikshme;
– Vendosjen e sinjalistikës paralajmëruese dhe ndaluese;
– Zbatimi i planit të rehabilitimit, sipas urdhrit nr…., datë…..
a.2. Mbyllje e pjesshme e minierës:
– Mbylljen e grykave të punimeve të hapjes;
– Rrethimin e zonave të rrezikshme;
– Vendosjen e sinjalistikës paralajmëruese dhe ndaluese;
Zbatimi i planit të rehabilitimit, sipas urdhrit nr…., datë…..
b) Për rastin e shfrytëzimit me karrierë:
– Mbyllja dhe/ose bllokimi i rrugëve, trasheve ose gjysmëtrasheve të hyrjes në karrierë;
– Rrethimi i hapësirës dhe/ose hapësirave së krijuar nga shfrytëzimi me karrierë;
– Vendosjen e sinjalistikës paralajmëruese dhe ndaluese;
– Zbatimi i planit të rehabilitimit, sipas urdhrit nr…., datë…
8. Zgjedhja dhe përshkrimi i detajuar i mënyrës së mbylljes.
9. Preventivi i detajuar dhe specifikuar për çdo operacion për mënyrën e zgjedhur të mbylljes.
a. Për rastin e minierave nëntokë:
– Për mbylljen e grykave të punimeve kryesore;
– Për mbushjen e hapësirave nëntokë;
– Për mbushjen e muldave (hinkave në sipërfaqe);
– Për rrethimin e hapësirave të rrezikshme;
– Për sinjalistikën;
– Për zbatimin e planit të rehabilitimit;
– Për çmontim të ndryshme mekanike dhe elektrike;
– Për kryerjen e proceseve të tjera ndihmëse, si heqje ujërash, transport punonjësish materialesh, makineri e pajisje etj.;
– Çmontime makineri dhe pajisjesh mekanike edhe elektrike në nëntokë dhe sipërfaqe;
– Projektorganizimi për çmontimin e makinerive dhe pajisjeve të impiantit të pasurimit ose fabrikës së pasurimit (nëse ka të tilla);
– Shpenzime të tjera për likuidimin e minierës;
– Probleme dhe detyra të influencës së shfrytëzimit në sipërfaqe për fushën;
– Likuidimi i objekteve sipërfaqësore;
– Monitorimi pas likuidimit të minierës;
– Masat e sigurimit teknik për kryerjen e punimeve të likuidimit dhe proceseve të tjera ndihmëse.
b) Për rastin e karrierave:
– Për mbylljen dhe/ose bllokimin e rrugëve, trasheve ose gjysmëtrasheve të hyrjes në karrierë;
– Për rrethimin e hapësirës dhe/ose hapësirave së krijuar nga shfrytëzimi me karrierë;
– Për vendosjen e sinjalistikës paralajmëruese dh e ndaluese;
– Për zbatimin e planit të rehabilitimit;
– Për çmontim të ndryshme mekanike dhe elektrike;
– Për kryerjen e proceseve të tjera ndihmëse, si: heqje ujërash, transport punonjësish materialesh, makineri e pajisje etj.;
– Çmontime makineri dhe pajisjesh mekanike edhe elektrike në sipërfaqe;
– Projektorganizimi për çmontimin e makinerive dhe pajisjeve të impiantit të pasurimit ose fabrikës së pasurimit (nëse ka të tilla);
– Shpenzime të tjera për likuidimin e minierës;
– Probleme dhe detyra të influencës së shfrytëzimit në sipërfaqe për fushën;
– Likuidimi i objekteve sipërfaqësore;
– Monitorimi pas likuidimit të minierës;
– Masat e sigurimit teknik për kryerjen e punimeve të likuidimit dhe proceseve të tjera ndihmëse.
10. Hartimi i preventivit përfundimtar të mbylljes.
11. Hartimi i grafikut të zbatimit të planit të veprimeve të mbylljes.
12. Përfundime dhe rekomandime.
II. PJESA GRAFIKE
Nr. Emërtimi Shkalla
A. Për minierat nëntokësore
1 Harta topografike me zonën e kërkuar 1:25000
2. Planimetria e përgjithshme me punimet e hapjes (të azhurnuara me gjendjen përfundimtare) 1:5000, ose 1:2000 ose 1:1000, ose 1:500
3. Planimetritë e çdo horizonti (të azhurnuara me gjendjen përfundimtare dhe gjurmët e trupit të shfrytëzuar) 1:1000 ose 1:2000 1:500 ose 1:200
4 Profilet tërthore gjeologo-topografike (të azhurnuar me gjendjen përfundimtare, gjurmët e trupit të shfrytëzuar dhe hapësirat e shfrytëzimit) 1:1000 ose 1:2000, 1:500, ose 1:200
5 Projeksioni vertikal me gjeometrizimin e trupit dhe/ose trupave apo zonës së mineralizuar (të azhurnuar me gjendjen përfundimtare, gjurmët e trupit të shfrytëzuar dhe hapësirat e shfrytëzimit) 1:1000 ose 1:2000, 1:500, ose 1:200
6 Harta topografike me zonën e shfrytëzuar me dokumentimin e infrastrukturës së aktualizuar dhe zonës apo zonave të shembura ose që ndodhen nën influencën shfrytëzimit (e azhurnuar) 1:5000,ose 1:2000, ose:1000, ose 1:500
7 Planimetria e vendosjes së objekteve administrative, social-kulturore dhe industriale (e azhurnuar me gjendjen përfundimtare) 1:500, ose 1:200
8 Pasaportat e mbylljes së punimeve minerare
9 Pasaporta e mbushjes së hapësirave nëntokë dhe/ose muldave (hinkave në sipërfaqe)
10 Skema e rrethimit dhe vendosjes së sinjalistikës parandaluese
B. Për karrierat
1 Harta topografike me zonën e kërkuar 1:25000
2 Planimetria e përgjithshme e karrierës në fund të shfrytëzimit e azhurnuar me gjendjen përfundimtare 1:1000 ose 1:2000 ose 1:500
3 Profilet tërthore të zhvillimit të shkalleve të karrierës e azhurnuar me gjendjen përfundimtare 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500
4 Harta gjeologo-topografike e objektit me rrugët e hapjes dhe sheshet e depozitimit të sterileve apo nënprodukteve, me gjendjen përfundimtare 1:5000,ose 1:2000, ose 1:1000, ose 1:500
5 Planimetria e vendosjes së objekteve administrative, social-kulturore dhe industrial dhe skema e vendosjes së makinerive dhe pajisjeve në sheshin e punës 1:100, 1:200 ose skematike me parametra
6 Pasaportat e mbylljes së rrugëve hyrëse në karrierë 1:500, ose 1:200
7 Skema e rrethimit të hapësirës së karrierës dhe vendosjes së sinjalistikës parandaluese