Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për të disatin vit rradhazi i është përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Punonjës të AKBN dhuruan vullnetarisht gjak, duke respektuar masat anticovid, në mbështetje të fushatës sensibilizuese “Dhuro gjak dhe bëje botën një vend të shëndetshëm”
Në mbështetje të kësaj fushate, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bën thirrje për dhurimin vullnetar të gjakut si një gjest human për njerëzit që kanë nevojë.