REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
Nr. Rendor | Data e kërkesës |
Objekti i kërkesës
|
Data e përgjigjes | Përgjigje
|
Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa
|
7 | 30.04.2021 | Numrin e kontratave të miratuara për ndërtim HEC-esh në bashkitë Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Elbasan; numrin e kontrolleve, kopje të procesverbaleve dhe kopje të masave që janë marrë në rast shkeljesh. | 27.05.2021 | Drejtoria e Monitorimit të Hec-eve, pranë AKBN, kryen monitorimin e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale duke kontrolluar dokumentacionit ekonomik, juridik dhe tekoniko-ndërtimor si dhe kryen monitorime në terren për kontratat që ndodhen në fazën e ndërtimit.
Aktet e monitorimit në terren të hec-eve që AKBN monitoron përmbajnë përshkrimin teknik të punimeve ndërtimore dhe zbatimin e projektit teknik. Përmbajtja e tyre i bashkëlidhet raporteve tremujore dhe gjashtëmujore që AKBN i dërgon periodikisht MIE-s, si Autoriteti Kontraktor i Kontratave Konçesionare për ndërtimin e hidrocentraleve. Drejtoria e Monitorimit të Hec-eve në AKBN nuk ka kompetencë të marrë masa për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktuale nga ana e shoqërive koncesionare. Penalitetet për mospërmbusjne e këtyre detyrimeve i propozohen Autoritetit Kontraktor përmes raporteve tremujore dhe gjashtëmujore.
|
I plotë | Nuk ka |
8 | 30.04.2021 | Çfarë licencash/ leje duhet të ketë një subjekt për të eksportuar mineralin e Arit nga territori i Republikës së Shqipërisë.
|
07.05.2021 | Informacioni i nevojshëm për këtë veprim është i shprehur në VKM nr.442 datë 16.06.2011. | I plotë | Nuk ka |
9 | 29.04.2021 | A ka nisur punimet kompania ENI Albania ne bllokun e Dumresë; datën e fillimit; a ka mbikqyrur ministria juaj ndonjë pjesë të punimeve; a ka Ministria e Energjisë pamje të punimeve që po kryhen? Nëse po, do të doja të më vendoseshin në dispozicion një kopje e këtyre pamjeve
|
14.05.2021 | Pergjigje | I plotë | Nuk ka |
10 | 26.05.2021 | A bën AKBN monitorimin e kontratave me kompanitë që shfrytëzojnë gëlqeren në raport me dëmet në mjedis dhe detyrimin për rikuperimin e mjedisit? Nese po, kur është bërë monitorimi i fundit dhe si mund të njihemi me rezultatet? Sa jane tarifat që kompanitë (që operojnë në zonën e Urës Vajgurore) kanë paguar në fillim të zbatimit të kontratës për mjedisin? | 02.06.2021 | Pergjigje | ||
11 | 10.06.2021 | Kërkohen raportet, analizat, monitorimet, inspektimet e bëra prej Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore me fokus zonat ku kryhet veprimtari naftë-nxjerrëse, përgjatë dekadës së fundit.
|
22.06.2021 | Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, si institucion rregullator dhe monitorues i sektorit hidrokarbur për të cilin ju kërkoni informacion, Ju bën me dije se të gjitha të dhënat e përfituara nga Marrëveshjet Hidrokarbure janë subjekt konfidencial ndërmjet shtetit shqiptar dhe Kontraktorëve, si Palë e Marrëveshjeve Hidrokarbure, detyrim ky i parashikuar po në këto marrëveshje. “….I gjithë informacioni i kryer ose i përfituar ose marrë sipas marrëveshjes do të mbahet nga Palët konfidencial në mënyrë strikte….”
Gjithsesi, AKBN mbetet e hapur për t’Ju sqaruar dhe ndihmuar lidhur me të dhëna publike të sektorit hidrokarbur pasi këto të dhëna të specifikohen nga ana juaj.
|
E refuzuar | Nuk ka |