Seminar mbi statistikat e energjisë në Zagreb
Në datat 11-14 Nëntor 2013, në Zagreb, Kroaci u zhvillua seminari mbi zbatimin e statistikave të energjisë. Në këtë seminar mori pjesë një grup nga AKBN, Drejtoria e Energjive të Rinovueshme.
Gjatë seminarit u trajtuan çështjet që konsistonin në këto pika kryesore:
- Sigurimi i të dhënave energjetike në konsumin final sipas degëve të ekonomisë: industri, bujqësi, transport, sektori shtëpiak dhe shërbimet;
- Përpunimi i të dhënave të siguruara nga sektorët ekonomike, analiza e tyre;
- Paraqitja e tyre në bilancin e detajuar të energjisë;
- Mënyrat e hartimit të pyetsorëve mbi prodhimin e burimeve energjetike, transformimin dhe konsumin e tyre sipas degëve të ekonomisë;
- Statistikat mbi çmimet e burimeve të energjisë, analiza e tyre dhe tendencat në të ardhmen;
- Përgatitja e pyetsorëve për çmimet, sigurimin e të dhënave për to dhe analizat përkatëse;
- Eksperienca nga insitucioni i statistikave të Sllovenisë.
Gjykojmë që seminari ishte shumë i vlefshëm nga pikëpamja e eksperiencave të trajtuara aty dhe të mënyrës se mbledhjes, përpunimit të të dhënave dhe analizave të tyre.