Njoftohen të gjitha subjektet që zoterojnë leje minerare që të paraqesin dokumentacionin e nevojshem pranë AKBN, Tiranë, për miratimin e Programit Vjetor të Punes brenda afateve të përcaktuara me ligj (30 ditë përpara përfundimit të afatit ushtrimor vjetor të Lejes Minerare).
Pas depozitimit të dosjes në AKBN, ne do t’ju njoftojmë per t’u paraqitur brenda afatit ligjor në Komisionin e Shqyrtimit të Dokumentacionit.
Për të gjitha subjektet që nuk paraqisin dokumentacionin e kërkuar për këtë qëllim brenda afateve (30 ditë përpara përfundimit të afatit ushtrimor vjetor të lejeve minerare), si dhe për parregullsitë që mund të konstatohen gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur do të zbatohen masa detyruese deri në propozimin për revokimin e lejes minerare, parashikuar në V.K.M. Nr.440, datë 16.06.2011, pika 5, 7, 12 dhe në në zbatim të pikës 9 dhe 27 të kësaj VKM-je, vendimi për miratimin e lejes minerare do të vlerësohet automatikisht i revokuar nga institucioni i QKL.