Në kuadrin e përditësimit të detyrimeve financiare që burojnë nga zbatimi i ligjit “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, gjatë verifikimeve që AKBN ka kryer gjatë javëve të fundit pranë të gjitha subjekteve të liçensuara, që ushtrojnë veprimtari minerare, rezulton se një numër subjektesh nuk kanë shlyer detyrimet financiare të rehabilitimit të mjedisit për vitet 2011 dhe 2012.
Mbi këtë bazë Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Z.Damian Gjiknuri, me njoftimin e datës 26 Nëntor 2013, u kërkoi këtyre subjekteve të kryejnë pagesat përkatëse brënda një afati 10 ditor, në rast të kundërt, në zbatim të ligjit “Për sektorin minerar në Republikës e Shqipërisë”, vendimi për miratimin e lejes minerare për këto subjekte do të vlerësohet automatikisht i revokuar nga ana e Qëndrës Kombëtare të Licencimit.
Duke qënë se afati i njoftuar në urdhërin e Ministrit po skadon, njoftojmë edhe një herë të gjitha subjektet të marrin masa për shlyerjen e këtyre detyrimeve në afat.
Njoftohen të gjitha subjektet, që të konsultohen me të dhënat e pasqyruara në faqen e internetit të AKBN, në adresën: www.akbn.gov.al, ku gjendet edhe lista e plotë e debitorëve.
Për çdo paqartësi në lidhje me përmbushjen e këtyre detyrimeve, subjektet e interesuara mund të kontaktojnë me AKBN.
Sipas përcaktimeve ligjore, “Garanci financiare për rehabilitimin e mjedisit” është vlera monetare që depozitohet çdo vit nga subjekti i licencuar, në formën e një garancie bankare në favor të shtetit, që përdoret për realizimin e planit të rehabilitimit përfundimtar të mjedisit.
http://www.youtube.com/watch?v=4Yd_26JNG20&feature=youtu.be
Garancite e papaguara per vitin 2011…Kliko ketu |
Garancite e papaguara per vitin 2012 …Kliko ketu |