Trajnim “Për projektimin, mirëmbajtjen dhe kontrollin e sistemeve diellore për ujin e ngrohtë”
Në kuadrin e programit të PNUD “Për ndryshimet klimaterike”, në datat 2-4 Dhjetor, 2013, u zhvillua në Tiranë trajnimi me temë “Projektimi, mirëmbajtja dhe kontrolli i sistemeve diellore për ujin e ngrohtë”.
Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Energjive të Rinovueshme në AKBN.
Çështjet kryesore të trajtuara gjatë trajnimi ishin si më poshtë:
- Projektimi dhe specifikimet e sistemeve të vogla të paneleve diellore për ujin e ngrohtë (SWH), si dhe vlerësimi ekonomik për këto panele;
- Projektimi dhe specifikimet e sistemeve të mëdha të paneleve diellore për ujin e ngrohtë (SWH), si dhe vleresimi ekonomik për këto panele;
- Mirëmbajtja dhe monitorimi i sistemeve SWH, planet e preventivave të mirëmbajtjes, procedurat për kontrollin dhe sistemi i të dhënave;
- Direktivat për kontrollin e aktiviteteve nënkontraktuese, instalimi dhe vënia në punë, si dhe koordinimi i punëve;
- Direktivat për monitorimin, verifikimin dhe përforcimin e detyrimeve për termoizolimin e paneleve diellore.
Sipas programit dhe çështjeve të mësipërme, si dhe rasteve konkrete të prezantuara, pati diskutime të ndryshme nga pjesëmarrësit.