Njoftim për vend të lirë pune
Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Specialist në Sektorin e Proçedurave Statistike , Garancive Financiare, Koordinimit dhe GIS.
Kriteret e pranimit:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Gjeologji-Miniera Tiranë, profili Inxhinieri Gjeoinformatike ose Gjeomatikë;
- Të ketë përfunduar Master në Gjeomatikë ose Informatik;
- Të njohë programet kompjuterike të përpilimit të hartave dhe hedhjeve të dhënave në programet inxhinierike GIS,MichroMine dhe AutoCad;
- Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze përbën avantazh;
- Të ketë njohuri shume të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike të Office (Word, Excel,Outlook);
- Të ketë eksperiencë pune në zyrë dhe terren;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje të librezës së punës;
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.