Tenderi : “Furnizimi me paisje të sistemit të ngrohje ftohje : në shkollën “Qazim Pali ” Borsh, Bashkia Himarë dhe në Qëndrën e Kulturës Delvician, Bashkia Dropull”
Numeri i Referencës: <GAMES-Supply-H/C-Equipment-21>
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bën ftesë për tender, “Furnizimi me paisje të sistemit të ngrohje-ftohje në shkollën “Qazim Pali ” Borsh, Bashkia Himarë dhe në Qëndrën e Kulturës Delvician, Bashkia Dropull- SHQIPËRI”, me ndihmë financiare nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar “INTERREG IPA II Greqi – Shqipëri 2014-2020”.
Udhëzimet e plota për aplikantët janë në dispozicion për konsultim në faqen e mëposhtme të internetit: www.akbn.gov.al, gjithashtu dokumentat e tenderit në anglisht mund të tërhiqen nga shoqëritë e interesuara me dorëzimin e një kërkese me shkrim në adresën më poshtë:
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Drejtoria e Energjive të Rinovueshme
Bll.”Vasil Shanto” Tirana, Albania,
Artan Leskoviku;
E-mail: arshk@abcom.al
Tel: 00 355 67 20 52145
Orët e veprimeve: E Hënë deri të Enjte 10:30-14:00, të Premte 10:30-13:00.
Afati përfundimtar për dorëzimin e propozimeve është ora 10:00 Koha e Evropës Qendrore në 29.10.2021.
Bashkangjitur do të gjeni ftesën e skanuar dhe të protokolluar: