Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është partner i Projektit Europian BLUE DEAL, një iniciativë e bashkëfinancuar nga Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal dhe Fondi IPA për kapitalizimin e programit Blu Energy (BE).
Projekti BLUE DEAL synon të rrisë aktivitetin transnacional të grupeve dhe rrjeteve inovative të sektorit të energjisë së pastër, të zhvillojë lidhje dhe sinergji midis SME-ve, autoriteteve publike, institucioneve të dijes, shoqërisë civile dhe të krijojë aleanca ndërkombëtare dhe rajonale.
Për zhvillimin e këtyre ideve, AKBN-ja ka nisur takimet e para me nxënësit në shkollat e mesme, të cilat do të jenë novatore dhe ekspertët e së ardhmes për zhvillimin e energjisë së pastër. Përmes kësaj nisme, AKBN-ja synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të përfshijë në mënyrë aktive brezin e ri për ndërtimin e një të ardhme me energji të pastër.
Për të arritur këtë objektiv, AKBN-ja organizoi konkurset me temë “BLUE DEAL SCHOOL” , një fokus specifik në promovimin e energjisë së detit. Nxënësve të shkollave iu kërkua të paraqesin ide, iniciativa ose eksperiment inovativ për të promovuar burimet e rinovueshme që shfrytëzojnë energjinë e detit.
Aktualisht, AKBN ka organizuar takime informuese në shkollat e mesme të Tiranës: Besnik Sykja, Arben Broci dhe Petro Nini Luarasi me datat respektive 16-19-23 Nëntor. Këto takime do të vazhdojnë dhe në qytetin e Gjirokastrës.
Shkolla Besnik Sykja:
Shkolla Arben Broci:
Shkolla Petro Nini Luarasi: