Në bazë të Nenit 26, kreu VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion i lirë:
– 1 Specialist, Sektori i Auditimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure
Kriteret për Specialist Ekonomist :
-Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik;
-Të ketë Master në fushën e Ekonomisë, Financës dhe Operacioneve Hidrokarbure, përbën avantazh;
-Të ketë aftësi të mira analizuese;
-Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike të Office ((Word, Excel);
-Të ketë njohuri të mirat të gjuhës angleze;
-Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup;
-Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet (përbën avantazh eksperienca në sektorin e financës);
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
– Curriculum Vitae (Cv)
– Fotokopje të Librezës së Punës
– Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.