Shërbimi elektronik “Analiza fiziko-kimike të mineraleve” i mundëson individëve dhe subjekteve të aplikojnë online për kryerjen e analizave fiziko-kimike me metodikat teknike sipas standartit ndërkombëtar ISO 17025/2017 për përcaktimin e vetive minerale për mineralet që do të shfrytëzohen.
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14085
Shërbimi elektronik “Akt verifikimi në terren brenda zonës minerare për përplasje me infrastruktura të tjera ose me leje të tjera minerare” i mundëson subjekteve të aplikojnë online për t’u pajisur me akt verifikim për parandalim të dëmtimit të infrastrukturave ekzistuese në zonën minerare që do të licencohet.
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14086
Shërbimi elektronik “Hartim dhe dhënie studimi për projekt minerar” i mundëson individëve dhe subjekteve të aplikojnë online për të bërë kërkesë drejt AKBN-së për studimin për projekte minerare të shfrytëzimit të pasurive minerare, si edhe nëpërmjet Arkivës Teknike, jep projekte dhe studime të gatshme, sipas Ligjit të Arkivave Teknike dhe rregullores, si edhe të tarifave të caktuara në ligj.
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14087