Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionet e punës, si vijon:
Pozicione vakante:
Dy (2) pozicione vakante-Specialist Inxhinier Ndërtimi/Hidroteknik,në Sektorin e Monitorimit të Kontratave Koncesionare në Drejtorinë e Monitorimit të Hidrocentraleve.
Një (1) pozicion vakant-Specialist Ekonomist në Sektorin e Monitorimit dhe Certifikimit të Investimeve.
Kriteret e pranimit:
Kriteret për Specialistët Inxhinier Ndërtimi/Hidroteknik:
· Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës;
· Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në fushën e ndërtimit.Preferohen kandidatët që kanë experiencë në ndërtimin e objekteve apo veprave publike të cilët e njohin mirë bazën dokumentare të objekteve;
· Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office (Word dhe Excel) AutoCad 2D;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Mosha të jetë deri në 40 vjeç;
· Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Kriteret për Specialist Ekonomist:
· Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik;
· Të ketë aftësi të mira analizuese;
· Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office (Word dhe Excel);
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
· Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune (përbën avantazh eksperienca në sektorin e financës).
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti Inxhinier Ndërtimi/Hidroteknik:
· Përgatitja për monitorimin duke përfshirë njohjen me kontrollet e mëparshme, njohja me projekt zbatimin e miratuar, afatet e përcaktuara për fillimin dhe vënien në punë të objekteve sipas kontratës së koncesionit dhe Lejes së Ndërtimit, si dhe çdo problematikë në lidhje me kontratën që do të monitorohet;
· Përgatit dokumentacionin teknik për çdo praktikë të sektorit që ka në ngarkim dhe i ngarkohet nga Shefi i Sektorit;
· Merr në ngarkim trajtimin e problematikave, ankesave apo korrespondencave me institucionet e tjera, shoqëritë koncesionare apo komunitetin, që i caktohen nga Shefi i Sektorit.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti Ekonomist:
· Propozon dokumentet standart ekonomiko-ligjor që nevojiten për çdo dosje koncesionare dhe e miraton tek Eprori;
· Harton pjesën financiare dhe penalitetet në raportet tremujore për AK-në;
· Përditëson dhe mbikqyr databasën e sigurimit të kontratave koncesionare dhe ato jokoncesionare,për sigurimin e objektit dhe përgjegjësive ndaj palëve të treta;
· Të kryejë monitorimin e vazhdueshëm të HEC-eve që janë në fazën e shfrytëzimit,lidhur me prodhimin e energjise vjetore si dhe të raportojë për realizimin e objektit të kontratave, si dhe llogarit penalitetet sipas kontratave për mosrealizimin e prodhimit.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
· Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
· Curriculum Vitae (CV);
· Fotokopje të librezës së punës;
· Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.