Nr. Rendor [1] | Data e kërkesës[2] | Objekti i kërkesës[3]
|
Data e përgjigjes[4] | Përgjigje[5]
|
Mënyra e përfundimit të kërkesës[6] | Tarifa[7]
|
18 | 22.08.2022 | Lidhur me subjektet minerare “Favina” sh.p.k. dhe “Millenium” sh.p.k. a është zbatuar ligji i cili ngarkon këto dy subjekte të bëjnë pyllëzimin dhe rehabilitimin e zonës minerare dhe a janë ngritur grupe kontrolli për inspektim të këtyre subjekteve, çfarë është konstatuar? | 01.09.2022 | Përgjigje datë 01.09.2022 | E plotë | Nuk ka |
19 | 22.08.2022 | Bazuar në ligjin “Për të drejtën e informimit” kërkoj informacion në lidhje me 2 procedurat e hapura nga institucioni juaj, ku u nxorrën per eksplorim blloku Panaja dhe blloku C në tokë. Më konkretisht, 1- Në përfundim të afatit, a ka patur kompani që kanë shprehur interes? 2- Nëse po, cilat janë këto kompani dhe janë kompani shqiptare apo kompani te huaja? 3- Nëse ka patur kompani që kanë shprehur interes, si parashikohet të jetë ecuria e finalizimit të procedurave dhe nënshkrimit të kontratës? 4- Kur parashikohet të përmbyllet ky proces? |
02.09.2022 | Lidhur me kërkesën tuaj për informacion ju sqarojmë se, pas publikimit nga ana e AKBN në datën 10 Maj 2022, të njoftimit për shpalljen e Bllokut Panaja dhe Bllokut C për aplikim nga subjektet e interesuar për të hyrë në një Marrëveshje Hidrokarbure kanë shfaqur interes dy Kompania, Eni Albania B.V. dhe Energy Development Group. Të dy këto kompani janë njohur me paketën e të dhënave të cilat administrohen nga AKBN me qellim paraqitjen e aplikimeve të mundshme. Kompania Eni, me njoftimin e saj informoi se nuk do të merrte pjesë në aplikim për këto blloqe. Ndërkohë Kompania Energy Development Group ka depozituar nga një aplikim për secilin nga blloqet e sipërcituar brenda afatit të parashikuar, data 09 Gusht 2022. Procesi është ende në vijim e sipër, pasi konform legjislacionit në fuqi, AKBN ka përfunduar vlerësimet e saj lidhur me aplikimet e depozituara dhe ja ka paraqitur MIE-s për kompetencë në zbatim të nenit 5 të Ligjit 7746 datë 28.07.1993 “Për Hidrokarburet”, i ndryshuar, për të gjykuar lidhur me hyrjen ose jo në negociata me Kompaninë aplikuese. |
E plotë | Nuk ka |
20 | 25.08.2022 | Po kryehet një studim për zhvillimin e një masterplani agroturistik. Zona e projektit shtrihet në kufi me objektet minerare të fushës minerare të Valiasit. Të gjendur në këto kushte, është e nevojshme të realizohet studimi i riskut dhe i rrezikut që shkaktohet nga miniera e Valiasit në zonën e projektit. Kërkojmë mirëkuptimin nga ana juaj, që në kuadër të këtij studimi, të na mundësoni të dhënat bufferike të riskut dhe rrezikut që sjell kjo miniere dhe/ose nivelet dhe drejtimet e shfrytëzimit të saj. |
02.09.2022 | Në përgjigje të emailit tuaj, ju bëjme me dije se nuk mund të gjykojmë mbi bazën e kësaj harte e cila nuk ka koordinata dhe shpjegimet përkatëse për të bërë të mundur identifikimin e detajeve të sakta në lidhje me ish minieren dhe zonat e rrezikshme që ndodhen në to. Sa më sipër, ju vëmë në dijeni se, AKBN ia ka dërguar materialet me koordinata të detajuara FSHZH në lidhje me këtë ish miniere, të cilat kanë dhe shpjegimet përkatëse mbi ish punimet dhe zonat e rrezikshme. |
E plotë | Nuk ka |
21 | 15.09.2022 | Doja të merrja një informacion nëqoftëse në Shqipëri ka vendburime të karbonat kalciumit Caco3? Keni ju një informacion mbi vendodhjen nëqoftëse ka material të tillë? |
21.09.2022 | Në lidhje me kërkesën tuaj ju informojmë se: Shqipëria ka një numër të madh vendburimesh dhe objektesh të gëlqerorve të cilat janë shpërndarë nga jugu në veri. Ne si AKBN disponojmë vetëm licencat minerare të dhëna për gëlqerore. Vendburimet me rezerva dhe përmbajtje të CaCO3 të studiuara i ka shërbimi Gjeologjik Shqiptar. Kështu që nuk mund t’ju ndihmojmë për çfarë kërkoni. |
Deleguar | Nuk ka |
[1] Numri rendor i kërkesave të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve
[2] Data e regjistrimit të kërkesës
[3] Përmbledhje e objektit të kërkesës duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi
[4] Data e kthimit të përgjigjes
[5] Përmbajtja e përgjigjes duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi
[6] Përgjigja jepet E plotë/ E kufizuar/ E refuzuar/E deleguar
[7] Kosto monetare e riprodhimit (kur është rasti dhe e dërgimit) të informacionit të kërkuar sipas tarifave të publikuar nga autoriteti publik.