Njoftim për vend të lirë pune
Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion Vakant:
Një (1) pozicion vakant Specialist në Sektorin e Mbështetjes Ligjore në Drejtorinë e Shërbimeve Ligjore
Kriteret e pranimit:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë, profili Jurist;
- Të ketë eksperiencë pune në fushën ligjore;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office (Word dhe Excel) ;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti Jurist:
- Bashkëpunon me strukturat përgjegjëse të institucionit për dhënien e përgjigjeve zyrtare të ardhura në adresë të AKBN-së.
- Përgjigjet dhe zbaton në afat detyrat e ngarkuara nga eproret përkatës në bazë të rregullores së miratuar dhe informon eprorin direkt mbi rezultatet e punëve të marra në ngarkim.
- Kryen edhe detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Drejtorisë dhe Shefi i Sektorit dhe i raporton atyre për realizimin e detyrave të ngarkuara dhe ato të përcaktuara në këtë rregullore si sektor,sa herë që kërkohet prej tij.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje të librezës së punës;
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.